Fakulteti i Arteve të Aplikuara në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), përbyll punëtorinë intensive dyditore “Introduction to Artificial Intelligence in the realms of Design and Arts” me një grup të përzgjedhur studentësh, të udhëhequr nga Profesori Kushtrim Hamzaj, ligjërues në Universitetin e Mynihut dhe doktorant në Bauhaus University Weimar.
Kjo punëtori u zhvillua në kuadër të projektit “Zhvillimi i Programeve të Reja Studimore dhe Integrimi i AI në Artet e Aplikuara”. Studentët pjesëmarrës patën mundësinë të njihen nga afër me potencialin krijues të inteligjencës artificiale dhe rolin e saj në praktikat bashkëkohore të dizajnit dhe artit. Gjatë punëtorisë, ata eksperimentuan me klasifikimin e imazheve, detektimin e zërit dhe të pozicionit të dorës, si dhe kodimin krijues përmes ml5.js, p5.js dhe JavaScript, duke realizuar prototipe interaktive.
Aktivitetin e vizitoi edhe Rektori i UShAF, Prof. Dr. Agron Bajraktari, i cili shprehu gatishmërinë e plotë për të mbështetur nisma të tilla zhvillimore. Ai falënderoi Profesorin Hamzaj për përvojën e vlefshme të ndarë me studentët, si dhe shprehu mirënjohje për angazhimin dhe energjinë e jashtëzakonshme të vetë studentëve.
Në përmbyllje të punëtorisë, studentëve pjesëmarrës iu ndanë edhe certifikatat e pjesëmarrjes.