28 Nëntori, një nga datat më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare, na bashkon rreth vlerave të lirisë, sakrificës dhe identitetit shqiptar. Kjo ditë shënon Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, lindjen e Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe daljen publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tri ngjarje që përbëjnë themelin e rrugëtimit tonë drejt lirisë dhe shtetformimit.
Kjo festë e madhe na rikujton figurat që udhëhoqën dhe sakrifikuan për lirinë tone, nga Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Ismail Qemali e Isa Boletini, deri te Adem Jashari dhe të gjithë heronjtë e dëshmorët e kombit, të cilët me guximin, vizionin dhe flijimin e tyre shkruan kapitujt më të rëndësishëm të historisë shqiptare. Në këtë ditë krenarie, nderojmë veprën dhe amanetin e tyre, duke kujtuar se liria dhe paqja në të cilën jetojmë sot janë rezultat i sakrificës së tyre të jashtëzakonshme.
Gjithmonë do të përkulemi para jetës dhe veprës së të gjithë atyre që sakrifikuan për lirinë dhe të ardhmen e popullit shqiptar!
Urime 28 Nëntori!
Me respekt,
Prof. Dr. Agron Bajraktari, Rektor
