Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) shpall thirrjen e hapur për mobilitet për studentët që dëshirojnë të realizojnë një periudhë studimi një semestrale në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Salzburg, Austri në semestrin Veror 2026. Ky mobilitet është i hapur për studentët e këtyre fakulteteve:

– Fakulteti i Turizmit dhe Ambientit

– Fakulteti i Arteve të Aplikuara

– Fakulteti i Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit

Thirrja vlen për studentët e nivelit Bachelor (nga viti i dytë e tutje) dhe për studentët e nivelit Master. Numri i përgjithshëm që do të përzgjidhen për këtë semester është gjashtë (6).

Studentët e interesuar duhet të dërgojnë një letër motivuese në gjuhën angleze në email adresën: [email protected]

Afati i Aplikimit

Data e fundit për dorëzimin e letrës motivuese është 10 tetor 2025.

Për më shumë informata, kontaktoni Zyrën për Bashkëpunim Ndërkombëtar në UShAF.