Universiteti i Teknologjisë dhe Arteve në Shkenca të Aplikuara në Varshavë, Poloni në bashkëpunim me Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), në kuadër të programit Erasmus+ International Credit Mobility, të financuar nga Komisioni Evropian, hap thirrjen për mobilitet për semestrin dimëror 2025

Thirrja për mobilitet përfshin tri (3) bursa dedikuar studentëve:

  • Fakultetit të Arkitekturës Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit,
  • Fakultetit të Inxhinierise dhe Informatikës
  • Fakultetit të Menaxhmentit

Studentët duhet të jenë në nivelin bachelor (nga viti i dytë i studimeve) ose në nivelin master.

Studentët e interesuar duhet të dërgojnë një letër motivuese në gjuhën angleze në email adresën e Zyrës për Bashkëpunim Ndërkombëtar në UShAF: [email protected]

Afati i fundit për aplikim është deri me datë 8 korrik 2025.