Në kuadër të mobilitetit ndërkombëtar Erasmus+ KA171-2023, profesorët e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Asoc. Dr. Petrit Hasanaj dhe Prof. As. Dr. Labinot Topilla, realizuan vizitë në University of Technology and Arts in Applied Sciences në Varshavë, Poloni, nga data 12 deri më 16 maj 2025.

Gjatë kësaj jave të angazhuar, ata mbajtën ligjërata në pesë grupe të ndryshme të studentëve të Fakultetit të Inxhinierisë dhe Menaxhmentit. Ndër temat e trajtuara, ishte edhe Local Economic Context: Comparative Insights from Kosovo and Poland – Understanding the Role of Local Economies in GDP Growth”.

Ky mobilitet përfaqësoi një kombinim të shkëlqyeshëm të bashkëpunimit akademik, shkëmbimit të dijes, zhvillimit profesional dhe rrjetëzimit institucional. U vendosën kontakte të rëndësishme për bashkëpunime të ardhshme, ndërkohë që u konfirmua edhe njëherë rëndësia e ndërkombëtarizimit të arsimit të lartë.

Profesorët shprehën mirënjohje të veçantë për mikpritjen e ngrohtë nga znj. Paulina Wąż dhe prodekanja Ewelina Palucka, duke vlerësuar gjithashtu përkrahjen e vazhdueshme nga Rektori i UShAF, Prof. Dr. Agron Bajraktari.

Kjo eksperiencë është një dëshmi e fuqisë që ka dijenia për të ndërtuar ura mes kulturave, ideve dhe njerëzve.