Prodekani për Mësim, Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Sigurim të Cilësisë, Pajtim Rrustemi dhe mësimdhënësja Mimoza Zhubi, në kuadër të programit Erasmus+, ishin pjesë e mobilitetit në Universitetin e Teknologjisë dhe Arteve në Shkenca të Aplikuara në Varshavë të Polonisë.
Kjo vizitë një javore, kishte për qëllim thellimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të ideve dhe përvojave rreth funksionimit dhe organizimit të universiteteve në fushat e menaxhimit të krizës, zhvillimit të tregut dhe produkteve, marketingut të shërbimeve operacionale dhe menaxhimit të cilësisë. Profesorët mbajtën ligjërata për studentët e nivelit bachelor dhe master, duke ndarë njohuri dhe praktika të avancuara në këto fusha.
Ky aktivitet kontribuon në përforcimin e marrëdhënieve mes universiteteve dhe ndihmon në zhvillimin e aftësive profesionale të studentëve dhe stafit akademik. Gjithashtu, kontribuon në zhvillimin e mundësive të bashkëpunimit dhe ngritjes së standardeve akademike në universitetin tonë.