Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal (MZHR), z. Besim Kamberaj, së bashku me delegacionin e tij, vizitoi Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF).

Qëllimi i kësaj vizite ishte forcimi dhe avancimi i bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve, si dhe diskutimi për zhvillimin e mëtejshëm të Sistemit të Performancës Rajonale.
Ky sistem, i krijuar në kuadër të shtatë rajoneve zhvillimore, synon mbledhjen dhe përpunimin analitik të të dhënave, duke shërbyer si një mjet i rëndësishëm për hartimin e analizave socio-ekonomike rajonale dhe si një mekanizëm i përshtatshëm për matjen e performancës rajonale.

Gjatë takimit, u diskutua gjithashtu organizimi i një konference të përbashkët ndërkombëtare midis UShAF dhe MZHR, ku hulumtues vendorë dhe ndërkombëtarë do të kenë mundësinë të prezantojnë hulumtimet e tyre në fusha të rëndësishme për të dy institucionet.

Rektori i UShAF-it, Prof. Dr. Agron Bajraktari, falënderoi Sekretarin e Përgjithshëm për bashkëpunimin dhe shprehu gatishmërinë e universitetit për të mbështetur Ministrinë e Zhvillimit Rajonal në zhvillimin dhe implementimin e Sistemit të Performancës Rajonale.

This post is also available in: English