Zyra e Karrierës së Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) përfitoi si donacion një set pajisjesh teknolologjike nga GIZ (Deutche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit).

Me këtë rast, Rektori i UShAF, Prof. Dr. Agron Bajraktari, shprehu mirënjohje për këtë mbështetje, duke theksuar se donacioni i dhënë do të ndihmojë në përmirësimin e shërbimeve dhe rritjen e mundësive për studentë. Njëkohësisht, Rektori falënderoi edhe qeverinë gjermane, për përkrahjen e dhënë deri më tani.

Ky set pajisjesh, që përfshinë një printer, një laptop, një televizor dhe një mbajtës për televizor, të cilat do të ndihmojnë Zyrën e Karrierës në modernizimin e infrastrukturës teknologjike. Ky donacion do të ndihmojë edhe studentët dhe stafin në ofrimin e shërbimeve më të avancuara dhe efikase, duke krijuar, kështu, kushte më të mira për zhvillimin profesional të studentëve në rrugëtimin e tyre drejt tregut të punës.

Donacioni i dhënë është pjesë e bashkëpunimit të vazhdueshëm midis UShAF dhe GIZ, që ka për qëllim fuqizimin e kapaciteteve të institucionit në ofrimin e kushteve sa më të mira për studentët.