Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) shpall thirrje të hapur për mobilitet për studentët që dëshirojnë të realizojnë një periudhë studimi një semestrale në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Salzburg, Austri.

Ky mobilitet është i hapur për studentët e këtyre fakulteteve:

– Fakulteti i Turizmit dhe Ambientit

– Fakulteti i Arteve të Aplikuara

– Fakulteti i Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit

Thirrja vlen për studentët e nivelit Bachelor (nga viti i dytë i studimeve) dhe për studentët e nivelit Master. Numri i përgjithshëm i studentëve që do të përzgjidhen për këtë mobilitet është pesë.

Të interesuarit duhet të dërgojnë një letër motivuese në gjuhën angleze në email adresën: [email protected]

 Afati i Aplikimit

Data e fundit për dorëzimin e aplikimeve është 9 tetor 2024.

Kjo është një mundësi e shkëlqyer për studentët që të përfitojnë nga një përvojë ndërkombëtare në një institucion të njohur për standardet e tij të larta akademike.

Për më shumë informata, kontaktoni Zyrën për Bashkëpunim Ndërkombëtar në UShAF.