Universiteti i Shkencave Aplikuara Ferizaj (UShAF) ka mirëpritur sot studentët një ceremoni solemne me rastin e fillimit vitit ri akademik 2024/25, duke i kushtuar një vëmendje veçantë atyre po nisin për herë parë studimet këtë universitet.Në emër të Rektorit të UShAF, Prof. Dr. Agron Bajraktari, Prorektori për Mësim, Shkencë dhe Çështje Studentore, Prof. As. Dr. Flamur Salihu iu uroi vitin e ri akademik profesorëve dhe studentëve, në veçanti atyre që për herë të parë po fillojnë studimet në univerditetin tonë.  

“Mirë se vini në vitin e ri akademik 2024/2025 në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, ku ne jemi të përkushtuar të ofrojmë një mjedis të sigurt dhe produktiv për zhvillimin tuaj akademik dhe personal, duke ju mbështetur me infrastrukturë moderne, akreditime ndërkombëtare, digjitalizim të shërbimeve dhe bashkëpunim me industrinë për të përgatitur sfidat e karrierës suaj”, tha Prorektori. 

Ndërsa, Leona Jahiri, studente në UShAF, duke ju uruar mirëseardhje studentëve të rinj, tha se, është një nder dhe kënaqësi për atë të shoh brezin e ri të studentëve që fillojnë udhëtimin e tyre akademik në UShAF. Gjithashtu, Leona tha se tradita jonë e mikpritjes na bën të ndihemi krenarë, dhe e di nga përvoja se këto hapësira do të bëhen shpejt shtëpia juaj e dytë.