Në Universitetin e Podgoricës në Mal të Zi është mbajtur punëtori një ditore më 12 prill 2024 me institucionet partnere të projektit për adoptimin e praktikave më të mira europiane mbi qeverisjen e universiteteve.

Në punëtori u diskutua për zhvillimet e fundit në lidhje me autonomin universitare dhe ndryshimet e Ligjit mbi Arsimin e Lart në Mali të Zi. Në punëtori pati diskutime të ndryshme nga përfaqësues të institucioneve partnere për të arriturat e projektit STAND si dhe përmirësimin e rregulloreve universitare.

Projekti STAND synon të përmirësojë proceset dhe mekanizmat e autonomisë universitare duke rritur kapacitetet menaxhuese, përgjegjshmërinë dhe transparencën e universiteteve të Ballkanit Perëndimor.

Për më shumë informata linku në vijim:

https://www.stand-project.org/