Lajmërohen të gjithë studentët e nivelit Bachelor dhe Master (përfshirë edhe ata të cilët janë pranuar dhe regjistruar për vitin akademik 2024/25) në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) se duhet të kryejnë fotografimin dhe aplikimin për  t’u pajisur me ID kartelë me chip.

Fotografimi dhe aplikimi për ID kartelë me chip do të bëhet në terminalin vetshërbyes të UShAF nga data 05.09.2024 deri më 20.09.2024.

Gjithashtu, ju informojmë se UShAF është duke bërë përgatitjet për të implementuar Sistemin e Monitorimit të Vijueshmërisë në Mësim. Për këtë arsye, të gjithë studentët e nivelit Bachelor dhe Master duhet të pajisen me ID kartelë me chip brenda afatit të lartpërmendur.

Nëse studenti nuk pajiset me ID kartelë me chip, nuk do të ketë mundësinë të hyjë në sallën e ligjëratave dhe të marrë pjesë në provime, kjo sepse nuk do të mund të verifikohet në pajisjet për monitorim të prezencës

Përjashtohen nga ky detyrim studentët e nivelit Bachelor dhe Master, të cilët janë regjistruar në vitin akademik 2023/24 dhe të cilët e kanë kryer fotografimin dhe aplikimin për ID kartelë nëpërmjet terminalit vetshërbyes nga data 11.07.2024 deri më 18.07.2024.

Studentet do t’i marrin ID kartelat me chip nga data 24.09.2024 deri më 30.09.2024

 

 

Ferizaj, 04.09.2024                                                                                                                                                                             NGA ADMINISTRATA QENDRORE