Lajmërohen studentët në studimet Bachelor dhe Master, se duke filluar nga data 26.08.2024 deri më 02.09.2024 bëhet paraqitja e provimeve për afatin e Shtatorit 2024.
Studentët i paraqesin provimet në formë elektronike dhe pas skadimit të këtij afati sistemi elektronik nuk ua pranon kërkesën për paraqitje të provimeve.
Luten studentët që të respektojnë afatin e lartëshënuar përndryshe pas mbylljes së sistemit elektronik është e pamundur paraqitja e provimeve.
Ferizaj, 26.08.2024 NGA ADMINISTRATA QENDRORE