Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari dhe Prof. As. Dr. Benita Stavre, zëvendësrektore për shkencë dhe projekte në Universitetin “Fan S. Noli” në Korçë, nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi me interes të përbashkët në fusha ndryshme në mes dy institucioneve.
Në kuadër të kësaj Marrëveshjeje, Universitetet do të shohin mundësinë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, përfshirë iniciativat e përbashkëta shkenocre, shkëmbimet e stafit dhe studentëve në programet të cilat kanë ngjajshmëri më njëri-tjetrin, organizimin e punëtorive, tryezave të diskutimit të përbashkëta, etj. Gjithashtu, në kuadër të këtij bashkëpunimi u diskutua që të dy universitetet të shohin mundësinë e bashkëpunimit në projekte vendore dhe ndërkombëtare si partner të përbashkët.
Me këtë rast Rektori Bajraktari, falënderoi zëvendësrektoren Stavre dhe stafin e pranishëm të Universitetit “Fan S. Noli” për fillimin e bashkëpunimit dhe shtoi se ky fillim i bashkëpunimit përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt forcimit tonë akademik dhe shkencor. Gjithashtu, ai tha se do të synojmë të kultivojmë një mjedis dinamik të shkëmbimit të njohurive dhe inovacionit që do të përfitojnë komunitetet tona përkatëse.
Ceremonia e nënshkrimit të Marrëveshjes u mbajtë në sallën e Senatit Akademik të Universitetit “Fan S. Noli” dhe u ndoq nga përfaqësues kryesorë nga të dy universitetet.
Pas ceremonisë, Rektori Bajraktari dhe stafi i UShAF vizituan disa nga Qendrat e Universitetit “Fan S. Noli” të ngritura në kuadër projektesh, si dhe Bibliotekën Shkencore në mjediset e Rektorati