Në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), u mbajt Tryezë Shkencore me temën ““Ndikimi dhe Përparësitë e Ekonomisë Qarkore (Cirkulare) në Afarizmin e Bizneseve”, ku morën pjesë profesorë të fushës së ekonomisë, arkitekturës, inxhinierisë dhe Teknologjisë së Drurit nga Universitetet vendore dhe ndërkombëtare, të cilët diskutuan lidhur me temën.
Rektori i UShAF, Prof. Dr. Agron Bajraktari duke theksuar rëndësinë e kësaj Tryeze, i falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen dhe përkrahjen institucionale e profesionale në ngritjen e kapaciteteve brenda Universitetit në lëminë e organizimit të tryezave shkencore, si dhe për aktivizimin dhe idetë e dhëna në problematikat që sfidohemi si shoqëri.
Ndërsa, Dekani i Faklutetit të Menaxhmentit, Prof. Asoc. Dr. Sokol Krasniqi, gjithashtu i falënderoi pjesëmarrësit për kontributin në këtë Tryezë, e cila sipas tij përmbanë një temë të rëndësishme për zhvillimin e qëndrueshëm.
Pas diskutimeve të shumta, të pranishmit dolën me konkluzione për politikë bërësitë dhe bizneset.
Sipas tyre Qeveritë duhet të ofrojnë stimuj ekonomik që synojnë zhvillimin dhe forcimin e infrastrukturës së qëndrueshme, për një të ardhme krejtësisht të gjelbër, obligime që dolën nga Konventa e Parisit e vitit 2015 të Kombeve të Bashkuara. Ato, duhet të ofrojnë edhe stimuj tatimor për përdorimin e materialeve të ndërtimit me karbon të ulët, si dhe ndërtesave dhe pajisjeve me efikasitet dhe efiçencë të lartë të energjisë. Poashtu, të ofrojnë instrumente ekonomike që të inkurajojnë përdorimin e lëndëve të para, riciklimin dhe ripërdorimin e materialeve, madje edhe trajnimin e fuqisë punëtore lokale dhe krijimin e vendeve të punës. Edhe Ekonomia qarkore, duhet të ofrojë një mori përfitimesh për bizneset, duke përfshirë mbrojtjen mjedisore, kosto me të ulëta, fitime më të larta, produkte e tregje të reja, inovacione në materiale të ricikluara dhe vetë qëndrueshmëri financiare. Sipas tyre, duke kaluar drejt një modeli qarkor, bizneset reduktojnë gazrat serë, nxisin inovacionin dhe krijojnë vlerë të shtuar për biznesin, ambientin dhe shoqërinë. Pavarësisht sfidave, përfitimet afatgjata të pranimit të ekonomisë qarkore janë të konsiderueshme, për bizneset që kërkojnë sukses dhe qëndrueshëmri në një botë më burime të kufizuara.
Në Tryezë kontribuan mësimdhënëset nga Univesiteti i Durrësit, Prof. Dr. Rovena Canaj dhe Prof. Dr. Brixhilda Imeri, nga Universiteti i Prishtinës Prof. Ass. Dr. Genc Zhushi dhe Prof. Ass. Dr. Ujkan Bajra, nga Habitat Community Urim Xheravina dhe Jeta Berisha, nga Qeveria Muhamet Hashani, përfaqësuesi nga komuniteti i bisnesit Bujar Kastrati,përfaqësues nga organizata civile Urim Xharavina dhe Jeta Berisha, si dhe mësimdhënës nga UShAF.
Tryeza u organizua nga UShAF, në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës – Fakulteti Ekonomik, Universitetin e Mitrovicës – Fakulteti Ekonomik dhe ai i Inxhinierisë ekonomike, Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës – Fakulteti i Biznesit, përfaqsues nga Qeveria qëndrore dhe lokale, si dhe ekspertë të fushës e të bizneseve.
This post is also available in: English