Dekani i Fakultetit të Menaxhmentit në UShAF, Prof. Asoc. Dr. Sokol Krasniqi ka zhvilluar takim me Guvernatorin e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, z. Ahmet Ismaili së bashku me Zëvendësguvernatorin z. Dardan Fusha, ku me këtë rast është biseduar për bashkëpunimin ndërinstitucional në shumë fusha, duke përfshirë hulumtimet dhe konferencat shkencore.
Gjatë takimit është theksuar gatishmëria për të përfshirë në konsultime për legjislacion, grupe pune, anketime, ligjërata për studentët nga personeli i BQK-së, sipas një plani në lëndë specifike, e deri te mundësia për revistë lokale të përbashkët me pjesëmarrjen e të gjithë studiuesve.
Po ashtu, në këtë takim është biseduar edhe rritja e bashkëpunimit në aspekt të edukimit financiar, të dhënave dhe publikimeve, si dhe nismave të BQK-së të cilat kanë ndikim në shoqëri, ku kontributi i akademisë është i rëndësishëm.
Në takim po ashtu u theksua nevoja që të caktohen zyrtarë ndërlidhës dhe të formalizohet me marrëveshje bashkëpunimi i tillë.Në takim morrën pjesë edhe Dekanët e Fakulteteve respektive të Universiteteve dhe Kolegjeve në Republikën e Kosovës.