“Trust Me” është një dokumentar i metrazhit të gjatë i drejtuar nga Roko Belic i nominuar për Oscar, i cili thellohet në temat e manipulimit dhe keqinformimit duke eksploruar natyrën njerëzore, teknologjinë e informacionit dhe nevojën për lajme dhe edukim per media për t’i ndihmuar njerëzit t’i besojnë njëri-tjetrit.
Qëllimi i transmetimit të tij dhe më pas diskutimit me studentë është nxitja e tё menduarit kritik tek studentёt nё mёnyrё qё ata tё kuptojnë se si informacioni që prodhohet nga mediat masive tradicionale dhe online ndikon nё jetёn dhe nё pikëpamjet tona. Studentёt do tё jenё nё gjendje tё kuptojnë rolin dhe strategjitë e mediave masive, grupeve të interesit dhe individëve nё konstruktimin e proceseve shoqërore, kulturore dhe politike.
Përmes një sërë situatash reale që shpërfaq ky dokumentar ata/ato do të kuptojnë fuqinë e dezinformimit dhe manipulimit informativ dhe do të përfshihen në diskutime se si mund të shmangen këto situata dhe se si të jenë më të ndërgjegjshëm për ç’rregullimin informativ dhe mënyrën e seleksionimit të informacionit që marrin.
Dokumentari do të shfaqet më datën 14 Nëntor 2023 nga ora 12:00 në Amfiteatrin “Isak Jashari”, andaj ju ftojmë të gjithëve të jeni pjesë e këtij dokumnetari.
Kjo ngjarje mbështetet nga Misioni i OSBE-së në Kosovë.