Njoftohen kandidatët e pranuar në nivelin bachelor dhe master në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, në afatin e dytë të konkursit për vitin akademik 2023/2024 se regjistrimin duhet t’a bëjnë me datën 13.09.2023 (E mërkurë) dhe 14.09.2023 ( E enjte) duke filluar nga ora 09:00 deri 16:00.

Kandidatët e pranuar me rastin e regjistrimit duhet të paraqesin:

a) Fletëregjistrimin e plotësuar, i cili merret me rastin e regjistrimit;

b) Dy fotografi (formati 4.5x 6 cm), të cilat duhet të jenë sipas normave dhe rregullave për dokumente personale.

Kandidatët të cilët nuk arrijnë të bëjnë regjistrimin sipas afatit të lartëshënuar, regjistrimin mund t’a bëjnë me datën 18.09.2023 ( E hënë) nga ora 09:00 deri 16:00. Jashtë këtij afati kandidatët e pranuar nuk mund të regjistrohen dhe i humbet e drejta e studimeve.

Kanditatët e pakënaqur me rezultatin, mund të parashtrojnë ankesë me datën 11.09.2023 (E hënë) nga ora 08.00 deri 16.00 online përmes Sistemit të Menaximit Universitar (SMU) dhe ankesa në mënyrë fizike dorëzohet në Zyrën e Administratës Qendrore.

 

Rrezultatet preliminare baçelor- 2023/2024

Rrezultatet preliminare master- 2023/2024