Programet të cilat i ofron UShAF, janë të përshtatura me tregun e punës dhe ofrojnë mësim teorik, punë praktike në kompani e organizata vendore e ndërkombëtare, mundësi semestrale për të studiuar jashtë vendit, si dhe staf të ri dhe të specializuar në fushat përkatëse. Gjithashtu, ofron ambient të rehatshëm për të studiuar, si dhe laboratorë modern për punë praktike.

Fakulteti i Turizmit dhe Ambientit ju ofron që të zhvilloni një karrierë të suksesshme në industrinë e hotelierisë dhe turizmit përmes programit të nivelit bachelor “Menaxhment i Hotelierisë dhe Turizmit” dhe programit të nivelit Master “Menaxhimi dhe Inovacioni në Turizëm”. Gjithashtu, ofronë një platformë të specializuar dhe të përgatitur mirë për t’ju ndihmuar të arrini qëllimet tuaja në këtë fushë. Cilësitë unike të këtyre programeve janë përshtatshmëria dhe relevanca e tyre me nevojat e tregut aktual.
Duke u përqendruar në këto programe, ju do të zhvilloni njohuritë dhe aftësitë që ju nevojiten për të bërë një ndryshim të vërtetë në këtë industri. Gjithashtu, do të përfitoni nga një mësimdhënie e specializuar dhe e përvojës së stafit të kualifikuar. Do të keni mundësinë të mësoni më shumë për menaxhimin e hoteleve, operacionet turistike, marketingun e destinacioneve, zhvillimin e produkteve turistike dhe shumë fusha tjera që janë thelbësore për t’u bërë një profesionist i suksesshëm në këtë fushë. Duke e kyçur veten në këto programe të studimeve, ju do të bëni një hap të rëndësishëm drejt një karriere të suksesshme të një industrie që po rritet me shpejtësi.
Fakulteti i Arteve të Aplikuara ofron program të studimeve në Dizajn Grafik dhe Multimedia, në nivelin bachelor. Programi është i organizuar në module dhe i vlerësuar me kredi, të cilat janë në përputhje me sistemin evropian të kredive. Gjithashtu, u hartua duke u bazuar në kërkesat e tregut të punës dhe në bazë të kërkesave të Bordit Industrial, i cili funksionon në kuadër të Universitetit. Bazuar në këto kërkesa programi do të kualifikojë kuadro profesionale me shkathtësi në shërbime të dizajnit grafik, të cilët janë në gjendje të përdorin teknologjinë moderne.
Qëllimi i programit është të zhvilloj kuadro të specializuara të profesionistëve në fushën e Dizajnit Grafik, me fokus të ofroj shërbimeve të Dizajnit Grafik duke përdorur teknologjinë dhe aplikacionet e kohës së fundit, të cilat i përshtaten lehtë kërkesave të tregut të punës. Po ashtu, Fakulteti u siguron studentëve staf të kualifikuar dhe ambiente moderne të punës, me qëllim të përvetësimit të shkathtësive adekuate për profesionin që do të ushtrojnë në të ardhmen.
Fakulteti i Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit, ofron programe të studimeve në nivelin Bachelor “Arkitekturë e Interierit dhe Dizajni i Mobilieve” si dhe Bachelor në profilin: Dizajni dhe Konstruksionet e Produkteve nga Druri. Gjithashtu, Fakulteti i Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit ofron programin e studimeve në nivelin Master “Arkitekturë e Gjelbër dhe Dizajn Interieri”. Programet e FADTD janë të organizuara në module standard, sipas kornizës evropiane dhe të vlerësuara me kredite universitare (ECTS), të cilat janë në përputhje me sistemin evropian të krediteve. Gjithashtu, Fakulteti ka një staf akademik të kualifikuar, ambiente komode të punës (auditore, kabinete kompjuterike, zyra etj.), si dhe bazë laboratorike me makineri teknologjike të avancuara dhe pajisje modern, të cilat u mundësojnë studentëve të zotërojnë shkathtësitë e duhura për profesionin, duke diplomuar profesionistë të së ardhmes të gatshëm për tregun e punës.
Në kuadër të Fakultetit të Inxhinierisë dhe Informatikës ofrohet program Baçelor i studimeve “Inxhinieri Industriale me Informatikë”, programi Baçelor i studimeve “Informatikë e Aplikuar” dhe programi Master i studimeve në “Inxhinieri dhe Menaxhimi i Prodhimit”.
Programet janë të organizuara në module dhe të vlerësuara me kredi, të cilat janë në përputhje me sistemin evropian të kredive. Këto programe u ofrojnë studentëve përvetësimin e shkathtësive adekuate për fushën e tyre të profesionit që do të ushtrojnë në të ardhmen. Kjo mundësohet përmes ambienteve moderne të punës, pra laboratoreve dhe pajisjeve moderne, si dhe përmes bashkëpunimit me kompani e institucione kombëtare e ndërkombëtare.
Programi “Menaxhimi i Biznesit dhe Ndërmarrësia” në kuadër të Fakultetit të Menaxhmentit u ofronë studentëve njohuri bashkëkohore teorike dhe praktike në fushën e biznesit dhe të menduarit ndërmarrës, në inovacione, planifikim të aktiviteteve biznesore, njohuri për komunikimin në biznes, dhe njohuri, aftësi dhe shkathtësi tjera të ndërlidhura me Menaxhimin e Biznesit dhe Ndërmarrësisë. Programi ofron një qasje të re të të mësuarit në mënyrë individuale dhe në grupe, për zgjidhjen e problemeve teorike dhe praktike, duke gjetur dhe aplikuar metoda adekuate të hulumtimit. Studentët gjithashtu planifikojnë, iniciojnë dhe ekzekutojnë projekte të ndryshme në fushën e menaxhimit.
Qëllimi i këtij programi është të zhvillojë kuadro të specializuara të profesionistëve në fushën e menaxhimit të biznesit dhe krijimin e një fryme të të menduarit për ndërmarrësin, të cilat kuadro në të ardhmen do të ndihmojnë në strukturën dhe organizimin e bizneseve në vend dhe jo vetëm, dhe në këtë mënyrë në vazhdimësi ndikojnë edhe në zhvillimin ekonomik të vendit tonë dhe me gjerë.