Në kuadër të programit të mobilitetit për staf Akademik dhe studentë, Prodekani i Fakultetit të Arkitekturës Prof. Dr. Bogdan Gorczyca viziton Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj. Gjatë kësaj vizite javore, Prof. Gorczyca mbajti sesion informues për studentët, duke treguar që bashkëpunimi mes Universiteve tona ka një rëndësi të veçantë dhe që vazhdimisht ndihmon ata për të krijuar çasje të reja, kontribut në zhvillimin e shkathtësive dhe njohurive të studentëve tanë.
Gjatë kësaj vizite u shqyrtuan kurrikulat e programeve të dy Fakulteteve të Arkitekturës, lidhur me përmbajtjen, duke synuar integrimin e disa pjesëve nga kurrikulat respektive në të ardhmen.
Rektori Bajraktari theksoi se bashkëpunimi ndërkombëtar vazhdon të mbetet njëri ndër prioritetet tona si Universitete.