Studentët e UShAF, të Fakultetit të Turizmit dhe Ambientit vizituan Panairin Ndërkombëtar të Turizmit “Expo Turizëm 2023″, i cili u mbajt me datë 6-8 prill dhe u organizua nga Expo Albania, në Tiranë. Gjatë kësaj vizite, studentët patën rastin të njihen me veshjet tradicionale, agjensionet turistike, ekspozimin e xhubletës, traditën, kulturën, promovimin e bizneseve, si dhe panë oferta të ndryshme turistike.
Gjithashtu, me rastin e kësaj vizite studimore, studentët vizituan qytetin e Krujës, përkatësisht Muzeun Historik Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”. Në këtë muze janë të ekspozuara mjaft objekte, dokumente dhe bibliografi origjinale, riprodhime autentike që flasin qartë për historinë e popullit shqiptarë në shekullit XV e më gjerë.
Vizita të tilla studimore jo vetëm që krijojnë mundësi që studentët të njihen praktikisht me profesionin e tyre nga afër dhe të përfitojnë njohuri të përgjithshme, por edhe stimulojnë që të lexojnë edhe më shumë.