Trajnimi u përqendrua në veprimet që duhet të ndërmerren në situata emergjente për të ndihmuar një person në rrezik, duke përfshirë ndalimin e frymëmarrjes, ngulfatje, prerjen e gishtërinjve, kontrollin e hemorragjisë dhe menaxhimin e krizave.
Përfaqësues të KFOR LMT bënë demonstrime të rasteve për të treguar teknikat e duhura për ndihmën e parë në këto situata.
Trajnimi u zhvillua në ambiente të universitetit dhe u vlerësua si i rëndësishëm për stafin e UShAF, duke ndihmuar ata të zhvillojnë njohuritë dhe aftësitë e tyre në këto fusha.
Ky aktivitet u organizua si pjesë e bashkëpunimit midis UShAF dhe KFOR LMT dhe nuk është aktiviteti i vetëm, pasi planifikohen aktivitete të tjera të ngjashme në të ardhmen.