Shabanin, Ademin, Hamzën dhe gjithë familjen Jashari i kujtojmë dhe nderojmë përmes Epopesë së UÇK-së, sikur që kujtojmë gjithë ata që jetën ja falën Kosovës dhe shqiptarëve ju siguruan liri dhe të ardhme.

Ata bënë luftën deri në frymën e fundit dhe i treguan botës se shqiptarët ishin në gjendje të vdisnin për tokën e tyre, se shqiptarët nuk e donin jetën pa liri. Kështu, Ata u përjetësuan dhe u bënë frymëzim i brezave për ta dashur Kosovën dhe për ta bërë më të bukur lirinë tonë.

Bashkë me nderimin për heronjtë, sot shprehim mirënjohjen e përjetshme ndaj miqve tanë ShBA-ve, NATO-s dhe të gjitha shteteve që përkrahën vendin tonë në ditët më të vështira.

Lavdi komandantit Adem Jashari, Familjes Jashari dhe të gjithë atyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës!

 

Prof. Dr. Agron Bajraktari, Rektor