Qasje e besueshme pa tela në shërbimet e Internetit tani është e mundur në të gjitha hapësirat e UShAF.
Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj i mbështetur nga Kosovo Research and Education Network(KREN) dhe ndihmuar nga studentët e drejtimit Informatikë e Aplikuar, kanë funksionalizuar rrjetin pa tela, të shpejtësisë të lartë në çdo kënd të Universitetit.
Ky realizim u bë në dy faza:
Në fazën e parë KREN siguroi pajisjet përkatëse për rrjetin pa tela(10 Wireles Access Point, Switch, Router) dhe një lidhje me fibër optik deri në objektin e UShAF. Një grup prej katër studentëve(Valdrin Hasallari, Agron Haziri, Qendrim Qalaj dhe Granit Sejfiu), të drejtimit Informatikë e Aplikuar në UShAF, pas një trajnimi njëditor të realizuar në qendrën KREN testuan dhe riparuan kabllot e rrjetit ekzistues, dhe vendosen nyjet ndërlidhëse WAP në hapësirat më të frekuentuara të Universitetit.
Në fazën e dytë, UShAF u mbështet nga KREN me pajisje shtesë të avancuara WAP për ta zgjeruar zonën e mbulueshmërisë, si dhe në realizim të lidhjeve të reja të rrjetit për këto pajisje. Me ç ‘rast rrjeti WiFi është funksionalizuar në të gjithë hapësirat e Universiteti.
Ta rikujtojmë se, mbështetja e KREN nuk filloi dhe nuk mbaron këtu. Përveç WiFi, tanimë nga KREN universiteti ka përfituar mbështetje për shumë shërbime tjera, si: Microsoft Office 365-A3 për të gjithë stafin dhe studentet e UShAF; ofrimi për shfrytëzim dhe kërkime shkencore i infrastrukturës moderne (Hibrid Cloud), ku aktualisht janë hostuar sistemi Moodle dhe website i UShAF; ofrim për shfrytëzimin e infrastrukturës fizike(printerët dhe skanerët 3D) për hulumtime dhe pune praktike me studentet si dhe mbështetje profesionale të pakursyer.
Faleminderit KREN!
Faleminderit studentë të drejtimit Informatike e Aplikuar, UShAF!