Këshilli Drejtues (KD) i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), sot me datë 11 nëntor 2022 zgjodhi Kryesuesin dhe Zëvendëskryesuesi e këtij Këshilli.
Kryesuesi dhe Zëvendëskryesuesi i KD-së, u zgjodhën nga radhët e anëtarëve të caktuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, siç parashihet me dispozitat ligjore në fuqi dhe aktet normative të Universitetit.
Me shumicë votash Kryesues i KD-së, u zgjodh, z. Hazir Gashi, ndërsa Zëvendëskryesues, z. Agron Dida.
Rektori i UShAF, Prof. Dr. Agron Bajraktari, uroi kryesinë e zgjedhur të KD-së dhe u ofroi bashkëpunim në zhvillimin e Universitetit.
Ndërsa, Kryesuesi Haziri, falënderoi anëtarët e KD për besimin e dhënë dhe u zotua se do të kryej të gjitha punët me nderë dhe përgjegjësi në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi.