Lajmërohen studentët Bachelor dhe Master, se nga data 12.10.2022 e deri më 21.10.2022 do të bëhet regjistrimi i semestrit dimëror për vitin akademik 2022/2023.
Luten studentët që të respektojnë afatin e lartëshënuar, për shkak se sistemi elektronik mbyllet në mënyrë automatike dhe pas këtij afati nuk mund të bëhet regjistrimi i semestrit.
Studentët Bachelor dhe Master edhe pse kanë përfunduar ligjeratat e vitit të fundit duhet t’a regjistrojnë semestrin për vitin akademik 2022/23 si absolvent.
Regjistrimi i semetrit do të bëhet në mënyrë automatike pasi që ti regjistroni lëndët dhe të klikoni butonin përfundo në SMU, studentët duhet të sjellin raportin e lëndëve të nënshkruar në administratë.
Regjistrimi i vitit të dytë në studimet bachelor bëhet nëse studenti ka dhënë 50% të provimeve ose ka arritur 50% të kredive nga viti i parë.
Regjistrimi i vitit të tretë në studimet bachelor bëhet nëse studenti ka dhënë 30% të provimeve ose ka arritur 30% të kredive nga viti i dytë.
Regjjsitrimi i vitit të dytë në studimet master bëhet nëse studenti ka ndjekur ligjeratat e vitit të parë përkatësisht ka të regjistruar semestrin e parë dhe dytë të viti akademik 2021/22.
Studentë të cilet e përseritin vitin duhet të shkarkojnë fletëpagesen dhe ta sjellin në administratë.