Përmes Epopesë së UÇK-së ne sjellim në kujtesë heroizmin e një familje të vetme në Prekaz që e bëri luftën deri në frymën e fundit, për t’i treguar botës se shqiptarët e donin atdheun më shumë se çdo gjë tjetër dhe e kërkonin lirinë me çdo çmim.
Prandaj, ne sot kujtojmë trimëritë e Shabanit, Ademit, Hamzës dhe gjithë familjes Jashari, sikur që kujtojmë të gjithë heronjtë, dëshmorët e martirët që u bënë themeli i shtetit dhe fryma e lirisë.
Ne përkulemi përgjithmonë para veprës së tyre, ndërsa do të jemi mirënjohës gjithmonë ndaj ShBA-ve, NATO-s dhe të gjitha shteteve që përkrahën vendin tonë në ditët më të vështira dhe na ndihmuan për shtetformim e shtetndërtim.
Lavdi komandantit Adem Jashari dhe familjes Jashari!
Lavdi të gjithë atyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës!
Prof. Dr. Agron Bajraktari, Rektor