Në këtë ditë të madhe të Pavarësisë, uroj që secili qytetar në Republikën e Kosovës të ketë mirëqenie e arsim cilësor dhe të gjithë së bashku të shohim shtetin tonë duke u zhvilluar në të gjitha sferat e jetës!
Duke e dashur atdheun e lirë, ne mund të realizojmë ëndrrat e shumë brezave që nuk janë më, si dhe amanetin e të gjithë atyre që ranë në altarin e lirisë. Mbi të gjitha, me punën tonë sot, ne kujdesemi për të ardhmen e fëmijëve tanë dhe për një Kosovë që me krenari ecë përkrah vendeve të zhvilluara.
Të mos harrojmë asnjëherë të përsërisim edhe falënderimet për miqtë tanë ndërkombëtar, që u rreshtuan krah Kosovës në kohët më të vështira!
Gëzuar Dita e Pavarësisë!
Me respekt,
Prof. Dr. Agron Bajraktari, Rektor
Dizajni: @DrilonSylejmani – student i Arteve të Aplikuara