Nëntori është muaj i festave të mëdha, është muaji i Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, i ditëlindjes së Komandantit Adem Jashari dhe i daljes në skenë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Prandaj, dita e 28 Nëntorit na i kujton përpjekjet e shqiptarëve, të patriotëve tanë si Gjergj Kastrioti, Ismail Qemaili, Isa Boletini, e deri te Adem Jashari dhe heronj e dëshmorë të rënë nëpër luftëra brez pas brezi.

Ne do të përkulemi gjithmonë para jetës dhe veprës së të gjithë atyre që sakrifikuan për një jetë më të mirë për shqiptarët!

Urime!

Me respekt,

Prof. Dr. Agron Bajraktari, Rektor