Në Fakultetin e Inxhinierisë me Informatikë, profesori i lëndës CAD/CAM, Faton Spahiu, i cili njëkohësisht është edhe Instruktor i certifikuar nga Autodesk, gjatë ligjëratave është duke e përdorur softverin Autodesk Fusion 360, i cili ka të integruar CAD/CAM në një platformë të vetme.
Në këtë softver janë duke i trajtuar veglat për dizajnim të produkteve, vizualizim, analizë si dhe atë për prodhim.
Këtë proces e ka lehtësuar edhe më shumë përdorimi i veglës së Autodesk Fusion 360 ‘online collaboration’, ku të gjithë studentët bashkëpunojnë në një projekt së bashku me profesorin.
Videoja mëposhtë tregon punën e tij me studentë.