Të nderuar mësimdhënës
7 Marsi – Dita e Mësuesit, na kujton mësimdhënësit shqiptarë, që me shumë sakrifica, nuk u ndalën duke dhënë kontributin e tyre në arsimimin dhe edukimin e popullit tonë. Përveç edukimit, ata ishin frymëzim i të rinjve për liri dhe të drejtat e tyre, duke u bërë nismëtarë të lëvizjeve drejtë krijimit të shtetit të pavarur të Kosovës.
Mësimdhënësit janë ata që me profesionin e tyre të shenjtë po bëjnë përpjekje maksimale për edukimin e fëmijëve tanë, për të ardhmen e tyre dhe të Kosovës.
Prandaj, uroj që mësimdhënësit të kenë gjithmonë vullnetin dhe motivin që të punojnë për edukimin e brezave dhe në këtë mënyrë ta bëjnë Kosovën tonë një vend të fuqishëm dhe të krahasueshëm me vendet më të zhvilluara të botës.
Urime Dita e Mësuesit!
Me respekt,
Prof. Dr. Agron Bajraktari, Rektor