Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,
Kosova po feston ditën më të madhe të historisë, Ditën e Pavarësisë. Dhe, si çdo 17 shkurt, përkulemi para heroizmit tëatyre që ranë nëpër beteja brez pas brezi për të sjellë lirinë nëtrojet tona.
Historia jonë është e mbushur plot me emra të luftëtarëve, patriotëve e intelektualëve që janë frymëzim i përjetshëm për ta dashur vendin tonë dhe për ta shfrytëzuar lirinë që ta bëjmë njëKosovë të fuqishme që ecë sigurt përkrah botës së zhvilluar.
Krahas ecjes sonë drejt së ardhmes, do t’i jemi gjithmonëmirënjohës ShBA-ve dhe të gjitha vendeve mike, që u pozicionuan në krahun e luftës së drejtë për liri dhe ndihmuan nështetformim e shtetndërtim.
Urime!
Me respekt,
Prof. Dr. Agron Bajraktari, Rektor