Me një ceremoni solemne, sot Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Feriza (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, shpërndau diplomat e para për studentët e UShAF.
Për shkak të Pandemisë Covid-19 dhe respektimit të masave për parandalimin e përhapjes së saj, sot morën diplomat vetëm njëzet studentë, nga pesë për secilin fakultet, ndërsa, të tjerët mund të marrin diplomat në Administratën Qëndrore të Universitetit.
Në këtë rast, Rektori Bajraktari uroj studentët e diplomuar dhe iu dëshiroi atyre rrugëtim të suksesshëm akademik mëtutje.
Rektori poashtu tha se ‘’kjo ngjarje është planifikuar kohë më parë dhe dëshira jonë e madhe ka qenë që të kemi të gjithë studentët e diplomuar në këtë ditë të veçant për institucionin tonë, prandaj është zgjatur procedura me shpresën se do të marr fund Pandemia dhe do t’i kthehemi normalitetit. Por, duke parë se po zgjatet shumë dhe shancat për t’u zhdukur virusi janë shumë të vogla, vendosëm që mos të rrezikojmë shëndetin e askujt dhe të shpërndajmë diplomat për një numër të vogël të studentëve”.
Falënderim të veçant Rektori u bëri studentëve, që me të arriturat e tyre dhe bashkëpunimin jashtëzakonisht të mirë që kishte me ta, e kan bërë vërtetë të ndjehet krenar dhe të ndjehet sikur institucioni funksionon kohë të gjatë e jo që 5 vite, ndërsa si çdohere ai u premtoj studentëve që dera e tij do të jetë e hapur për të përkrahur dhe ndihmuar secilin nga ata në perfeksionimit e profesionit të tyre.