Në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), ka filluar procesi i vlerësimit për akreditim dhe riakreditim të programeve.
Në proces të akreditimit këtë vit janë gjashtë programe nga të cilat dy programe janë të reja dhe katër për riakreditim.
UShAF është themeluar në vitin 2015 dhe nga atëherë ka rritur numrin e programeve. Vitin e kaluar UShAF ka përmbyllur me sukses akreditimin institucional dhe që nga muaji tetor i këtij viti pritet të ofroj njëmbëdhjetë programe mësimore atraktive të cilat janë të përshtatura me kërkesat e tregut.
Edhe këtë vit UShAF ka bërë përgatitjet e duhura për procesin e akreditimit për të cilat beson se do të përfundojnë me sukses.