Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura për fillimin e vitit akademik 2020/21, duke iu përshtatur rregullave dhe rekomandimeve të Qeverisë së Kosovës dhe IKSHP.
Duke filluar nga muaji shtator UShAF do të fillojë me mbajtjen e provime të afatit të rregullt të shtatorit, konkursin për studentët e rinjë dhe që nga muaji tetor do vazhdojë mësimin e rregullt në cilëndo formë që vendosë Qeveria.
UShAF tani është i gatshëm dhe mirëpret vendimet që do të dalin nga Institucionet përkatëse, të cilat do t’i zbatojë me përpikëri dhe të fillojë të realizojë të gjitha procestet mësimore.