Lajmërohen studentët në studimet Bachelor dhe Master, se duke filluar nga data 11.06.2020 deri më 14.06.2020 bëhet paraqitja e provimeve për afatin e Qershorit 2020.

Studentët i paraqesin provimet në formë elektronike dhe pas skadimit të këtij afati sitemi elektronik nuk ua pranon kërkesën për paraqitje të provimeve

Luten studentët që të respektojnë afatin e lartëshënuar përndryshe pas mbylljes së sistemit elektronik është e pamundur paraqitja e provimeve.

Ju njoftojmë se Menaxhmenti i UShAF-it konform rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHP) ka bërë përgatitjen për mbajtjen e provimeve duke u kujdesur për mbajtjen e distancës sociale dhe ofrimin e kushteve sanitare që i përmbushin standardet për ruajtjen e shëndetit publik në kohë të pandemisë.

Studentët e nivelit master, të cilët paguajnë për paraqitjen e provimeve, fletëpagesën mund t’a dërgojnë edhe të skanuar në e-mailin zyrtar: [email protected]

Ferizaj, 11.06.2020 NGA ADMINISTRATA QENDRORE