Të nderuar qytetarë të besimit islam,
Pas muajit të shenjtë të Ramazanit, po shënojmë sot ditën e shpresës dhe të vullnetit, festën e Fitër Bajramit.
Uroj t’u jetë pranuar agjërimi dhe në këtë ditë të jeni të lumtur pranë familjeve tuaja, pasi që për shkak të pandemisë nuk do të kemi mundësi të vazhdojmë traditën e festës për t’u takuar edhe me miq.
Por, me zemrat tona, mund të vazhdojmë të jemi pranë të afërmve, miqve, por edhe të atyre që kanë nevojë për ndihmën tonë, sepse kjo është edhe fryma që përçon muaji i Ramazanit dhe festa e Bajramit.
Me fat Fitër Bajramin!
Me respekt,
Prof. Dr. Agron Bajraktari, Rektor