Të nderuar mësimdhënës,
Sot po shënojmë një ditë të veçantë, 7 Marsin – Ditën e Mësuesit! Kjo ditë na kujton mësimdhënësit shqiptarë, që sakrifikuan shumë dhe nuk u ndalën asnjëherë duke dhënë kontributin e tyre në arsimimin dhe edukimin e popullit tonë.
Mësimdhënësit ishin ata që frymëzuan të rinjtë për të luftuar për lirinë dhe të drejtat e tyre, duke u bërë nismëtarë të lëvizjeve drejtë krijimit të shtetit të pavarur të Kosovës. Tani, ata me profesionin e tyre të shenjtë po bëjnë përpjekje maksimale për edukimin e fëmijëve tanë, për të ardhmen e tyre dhe të Kosovës.
Prandaj, uroj që të kenë shëndet dhe të realizojnë suksese pafund në edukimin e brezave të rinj, për t’a bërë shtetin tonë vend të zhvilluar, të përparuar dhe të fuqishëm.
Urime Dita e Mësuesit!
Me respekt,
Prof. Dr. Agron Bajraktari, Rektor