Në kuadër të Muajit Rozë, studentja Laureta Salihu nga Fakulteti i Arteve të Aplikuara, programi Dizajn Grafik dhe Multimedia, ka realizuar një broshurë sensibilizuese që përcjell mesazhin e ndërgjegjësimit për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.

Ky punim u realizua në kuadër të lëndës “Përgatitje e Librit 2”, nën udhëheqjen e Prof. As. Dr. Lejla Ibrahimi.

Përmes fuqisë së dizajnit grafik dhe ngjyrës simbolike rozë – ngjyrës që përfaqëson forcën, shpresën dhe solidaritetin, broshura synon të promovojë vetëdijesimin dhe mbështetjen për të gjitha gratë në luftën kundër kësaj sëmundjeje. 💗